Lajçak takohet me dy senatorë amerikanë, flasin për situatën në veri

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar me dy senatorë amerikanë, Chris Vanhollen dhe Chris Murphy, me të cilët tha se biseduan për situatën në veri të Kosovës dhe nevojën për deeskalim.

“Pata takime të rëndësishme në Hill me senatorët Chris Vanhollen dhe Chris Murphy, të cilët përcjellin nga afër zhvillimet në Ballkanin Perëndimorë. Ndamë mendimin e njëjtë për situatën (në veri) dhe u pajtuam për nevojën për deeskalim dhe kthim në Dialog dhe normalizim”, shkroi Lajçak në Twitter.

Lajçak në SHBA po qëndron me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar. /21Media

Back to top button