Lajçak takohet me Osmanin, flasin për dialogun dhe zgjedhjet në veri

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se është takuar sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në plaftormën X Lajçak ka treguar se me Osmanin kanë folur lidhur me zhvillimet e fundit në dialog, për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe për takimin e fundit në Bruksel.

“Folëm për zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimin e fundit që prita në Bruksel”, ka shkruar Lajçak./21Media

Back to top button