Lajçak takohet veçmas me Kurtin e Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajmin e ka bërë të ditutr Lajçak përmes një postimi në Twiter. Lajçak tutje ka shkruar se kanë zhvilluar takime ndaras me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiq.
”Këtë mëngjes, kam mbajtur takime të ndara me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për t’u përgatitur për takimin e nivelit të lartë të Dialogut këtë pasdite”, ka shkruar Lajçak në twiter.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot për herë të dytë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Pritjet për zhvillime konkrete edhe nga ky takim janë minimale nga njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Sipas tyre, të paktën nga ky takim duhet ketë një pajtim për temat dhe agjendën që duhet negociuar në muajt në vijim./21Media
 

Back to top button