Lajçak: Të mos lejohet që situata të kthehet në një krizë tjetër

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, beson se problemi me barrikadat është zgjidhur, por siç tha ai, tensionet mbeten të larta.
“Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme tani është që të mos lejohet që situata të kthehet në një krizë tjetër dhe është e rëndësishme që liderët e Kosovës dhe Serbisë të fillojnë të krijojnë një atmosferë të favorshme për diskutime produktive për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Lajçak për Politico.
Lajçak tha se afati i marsit ka për qëllim të përcjellë seriozitetin e arritjes së një marrëveshjeje, dhe se sipas tij, komuniteti ndërkombëtar po ndjen një urgjencë të shtuar për ta zgjidhur çështjen mes Kosovës e Serbisë.
Sipas Lajçakut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe presidenti i Serbisë, Miroslav Lajçak, janë të gatshëm të takohen por, problem është rezultati./21Media

Back to top button