Lajçaku do ta nisë javën në Zvicër, do të flasë për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak javën do ta nisë në Gjenevë të Zvicrës.
Përmes një njoftimi në Facebook, ai ka njoftuar se atje do të ketë diskutime të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.
“Duke u kthyer në fushën time kryesore të punës, do ta nis javën time në Gjenevë me diskutime të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Kjo javë gjithashtu do të fokusohet plotësisht në ndjekjen e asaj që u ra dakord gjatë takimit tonë të fundit të kryenegociatorëve”, ka shkruar Lajçak në Facebook.
Emisari special poashtu ka uruar presidentin e rizgjedhur të Amerikës, Donald Trump.