Lajçaku paralajmëron heqjen e masave ndaj Kosovës

(Lajm i përditësuar)


Lajçaku paralajmëron heqjen e masave ndaj Kosovës

Lajçak ka paralajmëruar se masat e BE-së ndaj Kosovës mund të largohen dhe po ashtu ka shtuar se edhe vet e mbështet një gjë të tillë.

“Në rrethanat aktuale nuk duket mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së dhe kjo çështje duhet adresuar. (Heqja e sanksioneve) Kjo është njëra mundësi që unë personalisht do ta mbështes”., ka thënë ai.


Lajçak i përgjigjet Kurtit: Kur s’të pëlqen mesazhi,tenton ta sulmosh lajmëtarin

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është përgjigjur ndaj deklaratës së kryeministrit të Ksoovës i cili ka thënë ai po anon kah Serbia në dialog.

“Kur nuk të pëlqen mesazhi, tenton ta sulmosh lajmëtarin, kështu funksion. Dialogu ka qenë këtu që nga viti 2011, ka pasur qeveri të ndryshme dhe ndërmjetës të ndryshëm por dialogu është një ngjarje. Nuk ka të ardhme evropianë pa normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk ka normalizim pa dialog”., ka thënë Lajçak në forumin 2BS në Malin e Zi,

Derisa, i pyetur se kur mund të pritet që të rikthehen bisedimet dypalëshe, Lajçak nuk ka dhënë përgjigje direkte.
Ai ka përsëritur se pa normalizim të marrëdhënieve nuk do të ketë të ardhme evropianë për asnjë nga shtetet.

Back to top button