Lajçaku për dialogun: Po punojmë për rezultate pozitive

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se është duke punuar drejt “rezultateve pozitive” në procesin e dialogut.

Në një postim në Facebook Lajçak, tha se përgatitjet për takimin e 14 shtatorit po kryhen me shpejtësi.

Lajçak ka shkruar në Facebook të dielën mbrëma se java e kaluar ishte e mbushur me punë përgatitore mbi takimin në Bruksel, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Përgatitjet për takimin e dialogut të nivelit të lartë më 14 shtator janë me shpejtësi të plotë dhe ne po punojmë drejt rezultateve pozitive”, ka shkruar ai.

I dërguari i BE-së njoftoi se me zyrtarë të Gjermanisë kanë krijuar një strategji për rrugën përpara në dialog.

Ai ka theksuar edhe takime të tjera me zyrtarë evropianë, me të cilët tha se ka folur mbi dialogun Kosovë-Serbi./21Media

Back to top button