Lajm i madh nga Tokio, xhaketa e Tom Daley ka përfunduar

Tom Daley shkriu zemrat kur u pa duke thurur me grep në Lojërat “Tokio 2020” në fillim të kësaj jave dhe tani ai prezantoi një nga punimet e tij të përfunduara.
Zhytësi britanik është i njohur për dashurinë e tij për thurje, madje ka një llogari të dedikuar në Instagram për gjërat që bën, të cilat ai shpesh i përdor për të ndihmuar në mbledhjen e parave për bamirësi, transmeton rtv21.tv.
Për të shënuar pjesëmarrjen e tij në Lojërat ku ai tashmë ka fituar medaljen e arit, Tom tha se donte të bënte diçka të veçantë dhe krijoi një xhaketë Olimpike.
Duke treguar produktin e përfunduar në Instagram, Tom shkroi: “Kur arrita në Tokio, doja të bëja diçka që do të më kujtonte këto lojëra. Diçka që mund të them se e kisha bërë në Tokio, gjatë Olimpiadës!
Ai gjithashtu u kërkoi ndjekësve të tij të dhurojnë para për ata që vuajn nga tumori në tru në kujtim të babait të tij Robert, i cili vdiq në vitin 2011 nga e njëjta sëmundje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tom Daley (@madewithlovebytomdaley)


Tom bëri debutimin e tij olimpik si 14-vjeçar në Pekin në vitin 2008./21Media

Back to top button