Lajm i mirë për gastronomët dhe hotelierët e Kosovës

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi sot i ndëgjoi kërkesat e gastronomëve dhe të hotelierëve të Kosovës dhe premtoi që do t’i delegojë ato për t’i shqyrtuar dhe brenda një afati kohor 24h deri në 48h të përgjigjen me vendimin përfundimtar për kërkesat e tyre.
Kështu informoi Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, e cila u shpreh se deri atëherë, do të mbeten në pritje dhe me shpresë që kërkesat e tyre të miratohen.
OHT e nisi njoftimin me “Më në fund një lajm i mirë”.

Ndryshe, dje Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës dhe Shoqata e Gastronomëve kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për t’i kundërshtuar masat antiCOVID.
Ndërkohë, kryetarët e komunave të Kosovës janë ftuar nesër për një takim virtual për të diskutuar me ministrin Rifat Latifi, për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë./21Media

Back to top button