Lajm i mirë për tifozët e Chelseat

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka ndryshuar licencën e përgjithshme të dhënë për Chelsea.
Ministri i Sporteve në Mbretërinë e Bashkuar, Nigel Huddleston ka njoftuar se klubi tani do të lejohet të shesë bileta për ndeshjet jashtë vendit dhe ndeshjet e kupës.
“Bluve” iu ndalua të shisnin bileta pasi pronari Roman Abramovich u sanksionua për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.
Por qeveria tani ka vendosur një normë të veçantë për tifozët për ndeshjet e kupave dhe ndeshjet e kategorisë së femrave me kusht që Chelsea të mos i marrë këto të ardhura,
“Qeveria ka bërë sot ndryshime në licencën për klubin e futbollit Chelsea, në mënyrë që tifozët të kenë mundësi të aksesojnë biletat për ndeshjet jashtë, ndeshjet e kupave dhe ndeshjet e kategorisë së femrave”, ka thënë Ministri i Sporteve në Mbretërinë e Bashkuar, Nigel Huddleston./21Media

Back to top button