Lama: E kam të paqartë bazën ligjore që ka bërë Gjykata Speciale për rastin e Thaçit

Analistja politike, Alma Lama, në emisionin Click të RTV21, në lidhje mevendimin e Gjykatës Speciale për të mos lejuar Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, ka thënë se ka pasur pritshmëri që do të ketë lejim për të ardhur në Kosovë.

Lama e sheh të pa qartë bazën ligjore të Gjykatës Speciale.

“Nuk e kamë të qartë bazën ligjore apo vlerësimin që ka bërë Gjykata  Speciale, në lidhje me këtë rast sepse më sa më kujtohet mua tribunali i Hagës kur ka pasur raste të vdekjeve i ka lejuar dmth mbajë në mend z.Haradinaj që është lejuar të vijë në Kosovë dhe besoj që edhe për këtë kanë qenë pritshmëriotë që një praktikë e ngjashme edhe pse janë dy gjykata të ndryshme”, tha Lama. /21Media

Back to top button