Lama: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës nuk është meritë e asnjë subjekti politik

(Lajm i përditësuar)


Lama: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës nuk është meritë e asnjë subjekti politik

Analistja, Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21, për heqjen e disa masave të Kosovës nga Bashkimi Evropian tha se nuk është meritë e asnjë subjekti politik. Derisa foli edhe për aktin e mbrojtjes të Kongresit Amerikan në të cilën përfshihet edhe Kosova.

“Janë munduar ta interpretojnë ashtu por kjo nuk ka lidhje, këto gjëra nuk janë bërë për hirë të një subjekti politik apo të një tjeri, nuk janë meritë e asnjë subjekti politik thjesht BE-ja pasi komunat serbe u kthyen nën pushtetin e të zgjedhurve nga komuniteti serb, vendosi që ti heqë ato masa. Akti i mbrojtjes i Kongresit Amerikan është ligji që ata e miratojnë qdo vit për të gjithë botën, për ushtrinë amerikane, sigurisht që atyre përfshihet edhe Kosova s’ka asnjë lloj merite Qeveria e Kosovës lidhur me të”, theksoi ajo.

Lama për qeverinë në detyrë tha se po të kishte merita e njëjta do të pritej në Shtëpinë e Bardhë.

Këta po të kishin merita do të priteshin së paku në Shtëpinë e Bardhë, në departamentin e shtetit, po ndodh e kundërta. Do të hiqeshin tërësisht masat e BE-së, nuk janë hjekur akoma”, u shpreh analistja./21Media


Lama: Nëse Vetëvendosje merr qeverinë dhe pushtetin, do të ketë pushtet absolut

Analistja, Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21, tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje merrë qeverinë dhe pushtetin është pushtet apsolut.

“Duke qenë që qeveria do të krijohet mbi bazën e një subjekti politik, së paku të ndahet pushteti se pastaj kthehet në pushtet apsolut, nëse LVV merrë edhe qeverinë dhe pushtetin pothuajse është pushtet apsolut”, deklaroi ajo./21Media


Lama: Kurti kërkohet të ofrojë një kompromis opozitës për zgjedhjen e presidentit

Analistja, Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21, për çështjen e zgjedhjes së presidentit/es së re tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti duhet t’i ofrojë opozitës kompromis.

“Zoti Kurti t’i ofrojë opozitës kompromis për të zgjedhur një emër të cilin ata e pranojnë, por këtu sigurisht që do të varet edhe nga qëndrimi i opozitës nëse duan të shkojnë në zgjedhje apo pretendojnë për të ndryshuar këtë rezultat të fuqishëm që mori Kurti në këto zgjedhje”, tha Lama./21Media

Back to top button