Lama: Manipulim masiv i diasporës, politikanët duhet të japin llogari brenda Kosovës 

(Lajm i përditësuar)

Lama: Manipulim masiv i diasporës, politikanët duhet të japin llogari brenda Kosovës

Analistja politike Alma Lama në ”Click” në RTV21 ka kritikuar sjelljen e forcave politike ndaj trajtimit të diasporës, duke e cilësuar atë si një manipulim masiv të qytetarëve dhe shmangie nga përgjegjësia.

Sipas saj, llogaridhënia duhet të funksionojë brenda Kosovës dhe jo në diasporë.

“Sa i përket diasporës, unë mendoj që është manipulim masiv i njerëzve, i ndjenjave të tyre, dhe ikje nga përgjegjësia e forcave politike që e kanë pasur pushtetin, sepse përgjegjësia dhe llogaridhënia duhet të jenë brenda Kosovës”, tha Lama.


Lama: Largimi i qytetarëve gjatë festave mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve

Analistja politike Alma Lama në ”Click” të RTV21 ka komentuar ndikimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë festave të fundvitit në zgjedhje.

Sipas saj, largimi i qytetarëve për pushime mund të luajë rol kyç në rezultatin final të votimeve.

“Zgjedhjet mbahen tri ditë para festave, dhe shumë qytetarë kanë bërë plane dhe nuk i prishin ato. Largimi i qytetarëve për festat e Vitit të Ri do të jetë faktor ndikimi në rezultatet e zgjedhjeve. Ata nga diaspora që votojnë tashmë kanë votuar edhe me postë, dhe varet se për kë votojnë”, tha Lama.


Lama ”godet” VV-në: Nuk shoh ndryshim, LDK-PDK-AAK mund të bashkohen

Analistja politike Alma Lama në ”Click” të RTV21 ka komentuar pritshmëritë e koalicioneve pas zgjedhjeve të ardhshme.

Sipas saj, ndryshimi i mundshëm politik duket se do e sjellë bashkëpunimin mes LDK-së, PDK-së dhe AAK-së, ndërsa një koalicion mes VV-së dhe LDK-së duket më pak i mundshëm.

“Mendoj që ndryshimi do të jetë i tillë që qartë të shihet forcat politike që mund të bashkëpunojnë. Më duket se është më e mundshme një koalicion mes LDK-së, PDK-së dhe AAK-së pas zgjedhjeve sesa mes VV-së dhe LDK-së, sepse nuk e shoh ndryshimin e VV-së”, tha Lama./RTV21/21Media

Back to top button