Lama: Mendoj që do të bëhet qeveria shpejt

(Lajm i përditësuar)
Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 tha se politikanët e Kosovës këta që pretendojmë të bëhen kryeministra kanë hezitime.
Sa i përket formimit të qeverisë ajo shpreson se do të ketë qeveri shumë shpejt.
“Unë besoj që politikanët e Kosovës këta që pretendojmë me u bë kryeministra e kanë kuptuar mirë pas shkundjes së madhe që i ndodhi Evropës, aktualisht në lidhje me qasjen që patë kryeministri amerikan me Ukrainën dhe me presidentin e atij vendi. Është nje leksion besoj që e kanë publik edhe liderët e Kosovës dhe mendoj që në lidhje me pyetjen se a kanë frikë mendoj që po kanë hezitime për ta marrë përsipër cili pozitën e kryeministrit. Mendoj që do të bëhet qeveria shpejt”, tha Lama. /21Media
”Mesazhet e Ruttes” Lama: Kërkoj Kompromise
Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 tha se vizita e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në Kosovë tha se ishte vizitë e rëndësishme në aspketin politik dhe diplomatik.
”Mesazhet ishin që ta siguroj popullin e Kosovës që NATO është këtu dhe për t’u përgjigjur çfarëdo sfide të llojit të sigurisë. Kërkoj kompromise për ta zgjedhur njëherë e mirë në mënyrë politike çështjen mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Lama.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?