Lama për seancën e qeverisë së re: Nuk ka votim pa marrëveshje politike

(Lajm i përditësuar)
Lama për seancën e qeverisë së re: Nuk ka votim pa marrëveshje politike
Analistja, Alma Lama në emisionin “Click” të RTV21 për seancën e paralajmëruar për nesër për krijimin e qeverisë së re, tha se nuk ka votim pa pasur marrëveshje politike.
“Tërësisht kohë e humbur, lojë politike për të përfituar kohë, asnjë lloj arsyje nuk e pasur. Edhe nesër është thirrë kot seanca do të thotë nuk ka votim pa marrëveshje politike”, tha ajo./RTV21/21Media
Krahasimi i Buxhetit të 2021 nga VV, Lama: Është gënjeshtër, nuk është e ngjashme situata
Analistja, Alma Lama në emisionin “Click” të RTV21 për komunikatën e Vetëvendosje ku thuhet se në vitin 2020 kishte votuar për buxhetin e vitit 2021, edhe pasi Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur jokushtetuese Qeverinë Hoti, ka thënë se ka asnjë ngjashmëri me gjendjen aktuale në Kosovë.
Ajo këtë e cilësoi si gënjeshtër dhe manipulim.
“Atëherë Kuvendi ka qenë i konstituuar dhe qeveria, do të thotë nuk ka asnjë ngjashmëri, kjo është gënjeshtër, manipulim, nuk është e ngjashme situata”, deklaroi ajo./RTV21/21Media
Lama për seancën në ora 11:00: Është jo kushtetuese
Analistja, Alma Lama në emisionin “Click” të RTV21 për seancën e paralajmëruar për nesër në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës tha se është jo kushtetuese.
Ajo shtoi se nuk mund të thirret seancë për miratim të ligjeve pa zgjedhje të qeverisë së re.
“Seanca e parë që është thirrur në ora 11:00 është tërësisht kundër rregullores dhe kundër kushtetuese sepse parlamenti ende nuk është funksionalizuar që do të thotë që nuk mund të thirret seancë për të miratuar ligje, për të kaluar buxhetin apo kaluar komisione pa u zgjedhur qeveria”, tha ajo. /RTV21/21Media