Lama: Rusia e ka arritur qëllimin ta frikësojë Evropën

Analistja politike Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21, ka paralajmëruar se veprimet e Rusisë kanë shkaktuar një nivel të lartë frike në Evropë dhe se bota po rrezikon të humbasë jo vetëm betejën në Ukrainë, por edhe stabilitetin e rendit ndërkombëtar.
Ajo gjithashtu komentoi ndikimin që mund të ketë qasja e presidentit Donald Trump ndaj zhvillimeve globale.
“Rusia ia ka arritur qëllimit ta frikësojë fuqishëm Evropën përmes akteve të ndryshme që kemi parë — dronëve, provokimeve të ndryshme, e të tjera. Për ta ka qenë me fat zgjedhja e presidentit Trump, i cili nuk është një politikan i zakonshëm; ai ka një qasje krejt tjetër ndaj rendit ndërkombëtar. Bota rrezikon jo vetëm të humbasë betejën në luftën me Ukrainën, por edhe përmbysjen e rendit ndërkombëtar”, tha Lama./RTV21/21Media