Lama: Takimi në Bruksel rutinë, s’pritet ndonjë zhvillim pa Qeveri të re në Kosovë

Ish-diplomatja Alma Lama e ka cilësuar si rutinë takimin në nivel kryenegeociatorësh në Bruksel duke thënë se nuk pritet asnjë zhvillim në këtë proces të dialogut përderisa në Kosova nuk ka institucione të reja dhe përfaqësues legjitim.

Lama tha për RTV21 se veprimi i parë që do i kërkohet qeverisë së re sa i përket dialogut është dërgimi i draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatë Kushtetuese.

“Nuk mendoj që ky rifillim i dialogut po bëhet për të shënuar një sukses aktualisht sakohë që nuk ka një qeveri dhe kryeministër legjitim por thjesht janë takime rutinë që synojnë të mbajnë gjallë dialogun në kuptimin procedural por ndoshta edhe si mesazh politik por nuk pritet të ketë ndonjë zhvillim në dialog. Qeveria e re sa i përket dialogut i di detyrat e saj. Z.Kurti ka nënshkruar një marrëveshje për asociacionin me vetmenaxhim që është një lloj autonomie dhe ka pranuar draft statutin dhe kërkohet nga ai ta dërgohet në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që nis zbatimi një gjë të tillë se ka bërë kjo do jetë detyra numër një e 1 e dialogut sa i përket Kurtit po ashtu nga Beogradi do kërkohet zbatimin i marrëveshjeve”, tha Lama për RTV21./21Media

Back to top button