Kaloni te përmbajtja kryesore

Lama: Vjosa Osmani i ka “votat dhe mbështetjen” e Kurtit 

(Lajm i përditësuar)


Lama: Vjosa Osmani i ka “votat dhe mbështetjen” e Kurtit 

Analistja, Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21, tha se presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot për sot i ka “votat dhe mbështetjen” e kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit.

“Ajo sot për sot i ka votat e Kurtit 56 apo sa do të jenë e ka mbështetjen e tij, mund ti marrë edhe të minioriteteve tashmë i ngelet një partie tjetër që ka një numër votash e bënë numrin 80”, tha Lama./21Media


Lama: Nuk mendoj që Osmani do të votohet nga opozita

Analistja, Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21, shprehu dilema te çështja e votimit të presidentes, duke thënë se Vjosa Osmani mund të mos votohet nga partitë opozitare.

“Mund të gjenden kandidatë që janë të pranueshëm po të ketë vullnet politik, zoti Kurti. Nuk e mendoj që do të votohet (Vjosa Osmani) nga partitë opozitare”, theksoi ajo./21Media


Lama: Abdixhiku nuk ka pasur guximin politik për t’iu bashkuar PDK dhe AAK-së

Analistja, Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21 për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun ka thënë se ai nuk ka pasur guximin politik që të bashkohet me PDK dhe AAK për një qeveri. Teksa shtoi se i njëjti nuk ka qenë në harmoni me vetë pretendimet e tij.

“Zoti Abdixhiku nuk ka pasur guximin politik në fakt që të bashkohet me PDK-në dhe AAK-në për ti dhënë Kosovës një qeveri në rast se spjegimi i tij ashtu sikurse i partive të tjera që Kurti është e keqja që na ka izoluar ndërkombtarisht, shkatërron vendin në aspektin ekonomik etj etj, i tërë rrëfimi i tij se pse nuk shkon në koalicion me LVV-në është i vërtetë, nuk shkon për këto arsyje, atëherë pikërisht për këto arsyje ai do të duhej ti bashkohej forcave tjera politike si parti e tretë. Nuk ka qenë në harmoni me vetë pretendimet e veta”, tha ajo./21Media


Lama: Fitorja e Vetëvendosjes është spektakolare

Analistja, Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21, fitoren e Vetëvendosjes e cilëson si spektakolare, parti e cila sipas saj e ka ndryshuar gjuhën në fushtatë.

“E kemi pasur të vështirë ta kuptojmë sesa kanë arritur ata ti bindin qytetarët apo t’ia mbushin mendjen sidomos për fajtësin e kësaj krize. Si duket partitë opozitare kanë dështuar në spjegimin e tyre përsa i përket edhe fajësisë të krizës me arsyje se pse nuk u krijuan institucionet edhe pse po mbahen zgjedhjet mrenda vitit etj. Mendoj që është një fitore spektakolare e Vetëvendosjes e cila ndryshoi gjuhën në fushatë. “Sigurisht që ka qenë e papritur, por për ne që nuk bëjmë sondazhe, bëjmë analiza mbi bazën e asaj që shohim nga jashtë por besoj që partitë politike është dashur ta dinë dhe ta nuhasin pak a shumë se cili do të jetë rezultati sepse ata janë që e mbajnë kontaktin me elektoratin”, tha Lama./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button