​Lampard gjen punë të re

Frank Lampard është konfirmuar si trajneri i ri i Coventry-t pas një mungese 18-mujore nga gara. Ish-mesfushori i Anglisë dhe Chelseat ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me “Blues” , të cilët janë në vendin e 17-të në Championship.

Lampard pason ish-trajnerin Mark Robins, i cili u shkarkua pas shtatë vitesh në krye të klubit dy pikë mbi zonën e rënies. Atij gjithashtu do t’i bashkohen trajnerët Joe Edëards dhe Chris Jones në CBS Arena që kanë punuar më parë me dyshen.

Pronari dhe kryetari ekzekutiv i Coventry, Doug King tha: “Jam i kënaqur që Frank Lampard ka pranuar t’i bashkohet klubit tonë si trajner kryesor. Frank është provuarnë Championship dhe e di se çfarë nevojitet në këtë ligë për të qenë i suksesshëm”.

Lampard ka qenë pa punë që kur u largua nga Chelsea në vitin 2023, pasi u kthye në një rol të përkohshëm pas shkarkimit të Graham Potter. Ai kishte dy qëndrime me Blutë, ndërsa ishte trajner edhe në Derby dhe Everton.

Ndeshja e parë e Lampard në krye të Coventry do të jetë në shtëpi me Cardiff të shtunën.

Back to top button