RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Lansohen nën-grantet e BE-së për organizatat që ofrojnë shërbime sociale

Janë lansuar të mërkurën nën-grantet e financuara nga Bashkimi Evropian për tridhjetë organizata lokale, të cilat do të implemtojnë projekte për ofrimin e shërbimeve sociale për grupet e cenueshme në

nga Kaltrina Berila18 gusht 202118 gusht 2021

Janë lansuar të mërkurën nën-grantet e financuara nga Bashkimi Evropian për tridhjetë organizata lokale, të cilat do të implemtojnë projekte për ofrimin e shërbimeve sociale për grupet e cenueshme në Kosovë, si përgjigje ndaj COVID-19.
Shefi i Zyrës së BE-së, Tomash Szunyog, tha se ky projekt synon të zvogëlojë ndikimin e pandemisë tek grupet e cenueshme.
“Projekti ka për qëllim që të përkrahë zgjerimin e kapaciteteve dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimeve sociale në Kosovë. Çdo fëmijë, person i rritur, grua duhet të gëzojë të drejta të plota. Një nga punët tona është që grupeve në rrezik t’iu ofrojmë sistem të mbrojtjes sociale, i cili është i qëndrueshëm dhe funksional”, tha ai.
Drejtori i Save the Children në Kosovë, Ahmet Kryeziu tha se nevoja për shërbime sociale në Kosovë është theksuar edhe më shumë gjatë pandemisë, andaj shtoi se janë angazhuar që t’u janë afër grupeve të cenueshme në vend.
“Përmes mekanizmit të financimit të palëve të treta, ne jemi duke mundësuar që fëmijët me aftësi të kufizuar fëmijëve dhe të rriturve . Shtrirja e projektit në 24 komuna të Kosovës do t’u mundësojë OJQ-ve që kanë fituar grantin të ofrojnë shërbime më cilësore”, tha ai.
Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti, tha se programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka ndër prioritetet kryesore shërbimet sociale.
Kapiti tha se deri më tani janë licencuar 50 organizata joqeveritare që ofrojnë shërbime sociale.
“Gjatë vitit 2020-21 ofrimi i shërbimeve sociale ishte më i vështirë krahasuar me vitet e kaluara, për shkak të pandemisë dhe ndërrimit të qeverive. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka ofruar mbështetje financiare prej 900 mijë euro për 39 organizata joqeveritare”, tha ai.

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
LAJMI TJETËR →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Lexo edhe

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

6 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë