Lansohet “Dale” e Ledrit, Kidës dhe Butrintit
Treshja e këngëtarëve të njohur kosovarë, Ledri Vula, Kida dhe Butrint Imeri, bashkuan forcat për superhitin e radhës.
“Dale” quhet kënga e tyre, e cila është lansuar posa është bërë ora 00:00 më 3 korrik.
Projekti është punuar nga Çelik Lipa kurse teksti është shkruar nga Butrinti, Ledri dhe Bardhi, ndërkaq video është bërë nga Entermedia.
Producent ekzekutiv i këngës është ’96 MGMT kurse lansimi i videos dhe këngës nëpër platforma të rrjeteve sociale dhe muzikore nga AVD Digital./21Media