Lansohet “Hayat” nga Azet dhe Bardhi

Artistët Azet dhe Bardhi kanë publikuar projektin e radhës “Hayat”.
“Hayat” është realizuar me videoklip, ndërkaq ky është projekti i dytë bashkëpunim i dyshes.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, këto dy projekte vijnë që nga koha kur Azet nënshkroi më Jetmir Agajn dhe që nga viti 2021 është nën menaxhimin e Agajt.
Azet jeton e vepron në Gjermani, ku edhe ka një karrierë të bujshme. Ai ka sjellë projekte të shumta muzikore si gjermanisht, ashtu edhe shqip, si dhe ka bashkëpunuar me artistë të ndryshëm vendor e të huaj.
Bardhi po ashtu në rrugëtimin e tij artistik ka sjell projekte të ndryshme të cilat u mirëpriten nga publiku. Bashkëpunime me artistë të njohur vendor.
E fundit nga Bardhi është “EX” në bashkëpunim me Elvana Gjatën. Ndërkaq nga Azet është Albin “HABIBI”./21Media

Back to top button