Lansohet programi për reforma ekonomike

Danielsson tha se i ka parasysh vështirësitë që Kosova ka në eksport, por ai tha se CEFTA do të ofrojë mundësi të mirë

Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson sot ka thënë se ka sfida serioze në reformimin e sistemit të arsimit dhe klimës për investim.

Danielsson tha se qytetarët presin nga institucionet që të implementohen reformat pasiqë ky program është t’i ndihmojë Kosovës për politikat më kredibile ekonomike që ta përmirësojmë jetën e popullatës.

“Ky program ndjek qasje të njëjtë më shtetet tjera të BE- së. Kosovës cdo vit i kërkohet t’i dorëzoj planet për buxhetin për reforma ekonomike. Rekomandimet që janë dal nga veprimet e me hershme janë vlerësuar nga shtetet e BE-së. Kosovës i është kërkuar të lëviz përpara ne uljen e informalitetit  dhe në sektorin e efiçiencës së energjisë. Pamja deri më tani është disi e turbullt. Kosova nuk ka kohë të humbas duhet te dorëzoj programin e vet deri më fund të janarit 2018. Vlerësimi jonë është se duhet të bëhët shume për të arritur kritere”, tha Danielsson ku bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj kanë lansuar programin për reforma ekonomike.

Ai tha se i ka parasysh vështirësitë që Kosova ka në eksport, por ai tha se CEFTA do të ofrojë mundësi të mirë. “Kryeministër unë dhe ekipi im presim me padurim të punojmë me ju dhe të japim përkrahjen e pakursyer në këtë agjendë”, tha Danielsson.

Ndërsa,kryeministri Ramush Haradinaj tha se mirëpret vizitën e Danielsson duke shtuar se programi i reformave ekonomike të Kosovës është program i negociuar me komisionin evropian.

“Reforma evropiane ta përshpejtojmë procesin dhe të konfirmojmë kapacitetin tonë që roli ynë më marrëdhëniet me KE të jenë ato që priten nga ne. Qeveria ka marrë përgjegjësitë në përvetësim të agjendës evropiane të reformës dhe është e gatshme t’i marrë përgjegjësitë për këtë program”, tha Haradinaj.

Ndryshe, Danielsson do të zhvillojë takime edhe me ministren e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin, atë të Ministrisë së Financave, Bedri Hamzën, si dhe me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe./21Media

Back to top button