Largohen shitësit ambulantë nga trotuaret
Shitësit ambulantë janë larguar nga hapësirat publike përballë xhamisë “Isa Beg” në Mitrovicë.
Ky aksion u realizua nga Drejtoria e Inspekcionit në koordinim me Policinë e Stacionit Jugor në Mitrovicë, si dhe KRM “UNITETI”.
Për lirimin e hapësirave ka pasur kërkesa të shumta nga qytetarët të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për pengim të lëvizjes së lirë.
Drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, ka thënë se këto hapësira do të jenë përherë të lira, ku çdo ditë do të jenë të pranishëm për inspektim, Inspektorët komunal dhe Policia e Kosovës, deri sa të mos ketë ekspozim të mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?