Laura Fazliu e argjendtë në “Sofia 2022”
Laura Fazliu është bërë për herë të parë në karrierë, nënkampione e Evropës. Xhudistja fitoi medaljen e argjendtë, në kategorinë -63 të Kampionatit Evropian “Sofia 2022”.
Fazliu, bursiste olimpike për Paris 2024, pësoi humbje në finale nga Gemma Howell e Britanisë së Madhe. Në përgjithësi shënoi katër fitore.
Në raundin e parë Fazliu e mposhti xhudisten nga Izraeli Kerem Primo, kurse në raundin e dytë fitoi ndaj britanezes Lucy Renshall.
Në raundin e tretë, Fazliu mposhti xhudisten nga Çekia, Renata Zachova, ndërsa në gjysmëfinale shënoi fitore kundër spanjolles Cristina Perez Cabana./21Media
Në raundin e tretë, Fazliu mposhti xhudisten nga Çekia, Renata Zachova, ndërsa në gjysmëfinale shënoi fitore kundër spanjolles Cristina Perez Cabana./21Media