Lavrov: Nato, në thelb, është përfshirë në një luftë me Rusinë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se dërgesat e armatimit perëndimor në Ukrainë do të thotë se aleanca e NATO-s është “në thelb e angazhuar në luftë me Rusinë”.
Në një intervistë të transmetuar të hënën, ai tha: Këto armë do të jenë një objektiv legjitim për veprimin ushtarak të Rusisë në kontekstin e operacionit special, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
“Nato, në thelb, është përfshirë në një luftë me Rusinë përmes një përfaqësuesi dhe po e armatos atë përfaqësues. Lufta do të thotë luftë”, i ka thënë Lavrov televizionit shtetëror./21Media

Back to top button