Lazio e fiton derbin lokal ndaj Romës

Lazio e ka fituar derbin lokal dhe tejet të zjarrtë ndaj Romës të zhvilluar të stadiumin “Olimpico” të dielën që ishte sfidë e vlefshme për xhiron e 27-të në Serie-A.

Në një sfidë tejet të tensionuar që nga fillimi i saj ku u dhanë shtatë kartona të verdhë dhe një i kuq (për Ibanez të Romës), fituesin e vendosi goli i Zaccagnit në minutën e 65’ duke ia dhënë skuadrës së Maurizio Sarrit tri pikë shumë të rëndësishme.

Me këtë fitore, Lazio ngjitet në vendin e dytë me 52 pikë, kurse Roma mbetet në kuotën e 47 pikëve në vendin e pestë.

Back to top button