Lazio-Inter, ndeshja kryesore në Serie A

Serie A do të rikthehet sot me tre ndeshje interesante në kuadër të programit për xhiron e tetë të sezonit të ri 2021/22.
Ndeshja kryesore e ditës së sotme do të jetë ajo mes skuadrës së Lazios dhe kampionit aktual italian Interit, ndeshje kjo që zhvillohet në stadiumin ”Olimpico”.
Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe gjigandi italian Milan, që e pret në shtëpi, në stadiumin ”San Siro” skuadrën e Hellas Verona.
Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, skuadra e Interit zë vendin e tretë me 17 pikë, katër më pak se lideri i tabelës Napoli, kurse Lazio zë vendin e gjashtë në tabelë me gjithsej 11 pikë.
Në anën tjetër, Milani është duke kaluar nëpër një formë të mirë këtë sezon, ku gjendet e dyti në tabelë me 19 pikë, kurse kundërshtari i sotëm Hellas Verona zë vendin e 12 me gjithsej tetë pikë.
Programin e plotë të ndeshjeve në Serie A e gjeni më poshtë.
15:00 Spezia – Salernitana (Stadiumi Alberto Picco)
18:00 Lazio – Inter (Stadiumi Olimpico)
20:45 AC Milan – Hellas Verona (Stadiumi San Siro)

Back to top button