LDK do të marrë pjesë në votim të Presidentit

 
 
 
Pas takimit me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës është deklaruar kryetari Lumir Abdixhiku. Ai ka thënë se LDK-ja do të marrë pjesë në votim të Presidentit.
“Pas një diskutimi të gjithë kemi marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e Presidentit. Të marrë pjesë në votim për Presidentin e vendit pa paragjykuar se si do të votojë secili”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se vendimi i kryesisë është votuar me shumicë absolute.
“Pres që secili deputet të respektojë këtë vendim”, ka thënë Abdixhiku./21Media

Back to top button