LDK e vlerëson kërcënues reagimin e Osmanit ndaj KQZ-së

 

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur kërcënim reagimin e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani karshi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në partinë e Isa Mustafës thonë se deklarata e Osmanit është shkelje e Kushtetueses dhe ndërhyrje flagrante në punën e KQZ-së.

Kandidatja e LDK-së për deputete, njëherësh zëdhënësja e shtabit zgjedhor, Ardita Dushi përmes një konference për medie të dielen tha se gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin më.

Back to top button