LDK është gati për ta votuar ligjin për Trustin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se janë gati për të votuar një ligj shumë të rëndësishëm që do të ndihmoj qytetarët në këtë kohë krize sociale duke aluduar në Ligjin për Trustin.
“Gati për seancë për të miratuar një ligj shumë të rëndësishëm për qytetarët, për t’i ndihmuar në këtë kohë krize sociale”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Aktualisht është duke u mbajtur seanca e re e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është dhe shqyrtimi i parë i projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar./21Media