LDK i bën thirrje Qeverisë të nis dialogun me mësimdhënësit

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka mbajtur dy mbledhje të ndara, atë të Kryesisë qendrore dhe me kryetarët e degëve.
“Gjatë këtyre takimeve u diskutua për zhvillimet politike dhe gjendja e rëndë që ka kapluar vendin tonë për shkak të rritjes enorme të çmimeve, si dhe për krizën energjetike. Po ashtu, Kryesia diskutoi edhe për gjendjen në sektorin e arsimit dhe atë publik”, bëhet e ditur në komunikatën e LDK-së.
Lidhja Demokratike edhe njëherë bën thirrje që Qeveria të adresojë sa më parë problemet me krizën energjetike në vend, të nis dialogun me mësimdhënësit tanë në mënyrë që greva të ndërpritet dhe fëmijët të kthehen në proces të rregullt mësimor, si dhe të marrë masat e domosdoshme dhe të prezantuara tashmë për inflacionin dhe papërballueshmërinë qytetare.
Kryetari Abdixhiku, në koordinim me Kryesinë dhe me kryetarët e degëve, ka shpallur valën e re të takimeve me qytetarët në të gjithë vendin. Kryetari Abdixhiku iu ka bërë thirrje të gjitha strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nëpër çdo degë e në të gjithë vendin, për mobilizim të gjithëmbarshëm në këtë drejtim./21Media

Back to top button