LDK i përgjigjet VV-së: Nuk qëndrojmë në sallë për asnjë emër

Në një konferencë për media Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu, tha se nuk do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit, për aq kohë sa nuk ka marrëveshje për një emër konsenusal pë president.
“E kemi dhënë kontributin tonë në takime, kemi dhënë gatishmëri për marrëveshje politike. Nuk është që një parti politike duhet të jep emra, gjatë takimit, duhet të dalin emrat. I takon partisë më të madhe, që i ka votat për të dhënë versionet e saj. Ka pasur dakordim, që imponim të emrave nga një parti politike të mos ketë” tha ajo.