LDK-ja e çon në Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran

(Lajm i përditësuar)


Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran. Dorëzimin e bënë deputeti Besian Mustafa dhe anëtari i Kryesisë, Berat Rukiqi, që thanë se presin vendim në kohë reale.


LDK sot e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do ta dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran.

Në njoftim thuhet se deputeti i kësaj partie, Besian Mustafa, në ora 14:00 do ta dërgojë në Kushtetuese këtë ligj.

“Deputeti Besian Mustafa,si përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot, në ora 14:00 dorëzon Ligjin 08/l-238 për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në komunikatë.

Back to top button