LDK-ja nesër i drejtohet Kushtetueses për votimin e fshehtë

(Lajm i përditësuar)


LDK-ja nesër i drejtohet Kushtetueses për votimin e fshehtë

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Krenar Xhaferi nga LDK në emisionin “Click” në RTV21 tha se lënda është gati dhe do të dorëzohet nesër.

Kur u pyet se pse nuk e bënë një gjë të tillë bashkë me PDK-në, Xhaferi tha se nuk kanë pasur koordinim.

“Kujtoj se lënda është e njëjtë dhe përgjigja do të duhet të jetë e njëjtë”, u shpreh ai.


Xhaferi i LDK-së: S’duam të qeverisim me LVV-në sepse nuk mund t’i shtyjmë proceset përpara

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, në emisionin “Click” në RTV1 tha se fajtor kryesor për situatën në Kuvendin e Kosovës është Lëvizja Vetëvendosje.

Derisa shtoi se arsyeja pse LDK-ja refuzon bashkëqeverisjen me Vetëvendosjen është se e konsiderojnë që nuk mund t’i shtyjnë proceset përpara.

“Në situatën që jemi, kemi një qeverisje të dështuar gati në çdo sektor, dhe normalisht se me këtë kokëfortësi dhe kryeneçësi nuk mund t’i shtyjmë proceset përpara”, u shpreh Xhaferi./21Media

Back to top button