LDK JO projketligjit të PDK-së

LDK nuk e përkrahë projektligjin e PDK-së

Dy partitë e koalicionit PDK-LDK, nuk kanë arritur të pajtohen lidhur me Projektligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës.

Hatim Baxhaku ka thënë se rritja e punësimit të atë pjesë nuk mund të arrihet me ligje të tilla por gjithashtu është në kundërshtim me ligjet tjera të Kosovës, duke e konsideruar atë pjesë si të veçantë nga pjesët tjera. Ai po ashtu tha se LDK nuk e përkrah këtë ligj, duke thënë duhet të gjenden mënyra tjera për punësim.

Besa Baftiu nga Vetëvendosje tha se ky ligj është një turp që tenton ta ndajë atë pjesë edhe ligjërisht, por gjithashtu tenton të bëjë spastrimin e asaj pjesë, dume mundësuar qytetarëve të veriut punësim në komuna tjera të Kosovës.

Ndërkohë, Safete Haderxhonaj nga PDK ka prezantuar këtë projektligj, duke thënë se është në favor të qytetarëve të asaj pjese.

Projektligji nuk është përkrahur as nga Nisma për Kosovën dhe nuk ka kaluar as në komisionin për shëndetësi dhe mirëqenie sociale.

Back to top button