LDK kërkon të mos spekulohet për listën e kandidatëve të saj për deputetë

LDK ka kërkuar që të mos spekulohet për listën e kandidatëve të saj, pasi akoma asgjë nuk është përmbyllur

Sot mediat spekuluan se Vjosa Osmani dhe Shpejtim Bulliqi janë lënë jashtë listës për deputetë nga LDK, miëpo këto spekulime e kanë penguar LDK e cila edhe ka reaguar.

LDK ka thënë se është duke u mbajtur një mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ku po diskutohen kandidatët e propozuar nga degët.

“Këshilli Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke mbajtur mbledhjen në të cilën po diskutohen kandidatët e propozuar nga degët dhe kriteret për përfaqësim në Kuvend. LDK-ja do ta njoftojë opinionin me kandidatët sapo që Këshilli miraton listën, prandaj ftojmë të gjitha mediet që mos të spekulojnë me lajme se kinse disa kandidatë janë larguar”, thuhet në njoftim të LDK-së./21Media

Back to top button