LDK nuk heq dorë nga posti i kryeparlamentarit

Deklarohet Veliu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu u shpresh se nuk do të heqin dorë nga posti i kryeparlamentarit, duke thënë se po presin që Vetëvendosje të deklarohet për ofertën e kësaj partie.

“Ne po presim nga Vetëvendosje që të deklarohet për ofertën tonë të fundit. Ofertën për kryepalamentarin, 5 ministri dhe zotimin për president”, u shpreh Veliu duke thënë se ky është vendim i LDK-së.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Veliu tha se sot do të ketë takim ndërmjet Mustafës dhe Kurtit për arritjen e një marrëveshjeje për koalicion, shkruan 21Media.

Ai në fund u shpreh se mendon që sot duhet të ketë epilog se a ka marrëveshje për bashkëqeverisje apo jo./21Media

Back to top button