LDK nuk ndryshon qëndrim, Zemaj: Kurtit si duket i konvenon kjo situatë

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket votimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i kësaj partie para seancës së Kuvendit, Armend Zemaj tha se Albin Kurti po i konvenon kjo situatë.
“Ne kemi një heshtje nga kryeministri, si duket po i konvenon kjo situatë. Ka ditë që nuk ka një deklarim nga ana e tij, një barrikadim, është lojë politike e paaftësisë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit ose për të krijuar një shumicë për të bërë institucionet.”, tha ai,.
Derisa shtoi se mund të ketë tendencë të kamuflimit të datës së zgjedhjeve duke bashkuar me ato lokale, por sipas tij një gjë e tillë nuk do të lejohet pasi që do të ishte në dëm të Kosovës./21Media