Kaloni te përmbajtja kryesore

LDK përfaqësohet nga Gashi në Konventën e Demokratëve

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se me delegim të kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, Alush Gashi do ta përfaqësojë LDK-në në Konventën e Partisë Demokratike në Çikago të ShBA-ve.

Në njoftim thuhet se LDK-ja angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktorë kontributdhënës historik në kauzën e Kosovës për liri, pavarësi e demokraci.

“Prof. Gashi, do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës, ku pritet konfirmimi i kandidates për President nga radhët e demokratëve znj. Kamala Harris”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Në Konventën e Partisë Demokratike po merr pjesë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button