LDK po mban tubimin përmbyllës, Abdixhiku: Fitorja është mes nesh

LDK po mban tubimin përmbyllës në Prishtinë. Tubimi është hapur me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe himnin dardan.
Po ashtu para qytetarëve pjesëmarrës në tubim u shfaq dhe një historik për presidentin Ibrahim Rugova.
Kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku tha se njerëzit po i japin vendit tubimin më të madh elektoral.
Sipas tij, sonte LDK shënon një moment definues të historisë së popullit. Sepse shënohet kryengritja e djathtë kombëtare- si thirrje monumentale e popullit të Kosovës.
“Duke ju parë kaq shumë, duke ju parë kaq zjarrtë, duke ju parë në kaq masë, them me plot bindje, se po shkojmë për fitore; fitore dhe asgjë më pak se kaq. Ndryshimi nuk po vjen! Ndryshimi dhe fitorja tashmë është mes nesh! Ju jeni ndryshimi. Ju bëni fitoren”, tha Abdixhiku.