LDK premton rritje të pagës minimale dhe heqjen e kategorizimit

 

Fatlume Jaha, kadidate e LDK-së për deputete nga Komuna e Podujevës në Debatin Zgjedhor në RTV21, ka treguar se njëri ndër prioritet e LDK-së përveç rritjes së pagës minimale e sheh edhe heqjen e kategorizimit.

Sipas saj, paga minimale duhet të jetë mbi 300 euro që t’i plotësojë të paktën nevojat elementare të një familje kosovare.

 

Jaha gjithashtu ka treguar se LDK-ja në shtyllën kryesore të programit të saj të qeverisjes e ka sektorin privat, duke ofruar ”ndihma direkte përmes grandeve për sektorin privat”./21Media

Back to top button