LDK: Qeveria ende pa asnjë masë shkarkimi a suspendimi për punësimet në KEK

Lidhja Demokratike e Kosovës në lidhje me konkursin e punësimit në Korporatën Energjetike të Kosovës – KEK, ka thënë se pushteti ende s’ka marrë asnjë masë shkarkimi, pas dyshimit që ky konkurs është keqpërdorur.
“14 ditë nga skandali i punësimeve në KEK. Konkursi ende nuk është anuluar; të 4500 aplikuesit ende s’kanë gjetur drejtësinë; e pushteti s’ka marrë asnjë masë shkarkimi e suspendimi ndaj zyrtarëve të përfshirë në këtë krim”, thuhej në postimin e LDK-së në Facebook.
Pas raportimeve se ky konkurs po keqpërdoret, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet në lidhje me punësime./21Media

Back to top button