LDK: Sërish VV bllokoi konstituimin, Kryesuesi shkeli Rregulloren e Kuvendit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një komunikatë pas ndërprerjes së seancës së sotme, duke thënë se Vetëvendosja bllokoi seancën e konstituimit të Kuvendit.
Në komunikatë thuhet se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, shkeli Rregulloren e Kuvendit duke thirrur fillimisht për konsultime politike, “pa qenë i autorizuar dhe pa pasur mandat për një gjë të tillë”, shkruan Reproteri.net.
“Skenari i mbledhjes konstituive nuk u respektua, ani pse kishte kushte që të vazhdonin aty ku ishte ndërprerë kjo seancë më 15 prill. Prezent ishin 100 deputet, pra kishte kuorum për të vazhduar me votimin e raportit të Komisionit, aty ku ishte ndërprerë seanca. Veprimet e sotme të LVV-së shpërfaqin bllokimin e tyre faktik për konstituim të Kuvendit dhe themelim të institucioneve”, thuhet në komunikatë.