LDK sot me tubim elektoral në Gjakovë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar agjendën e fushatës për ditën e sotme.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se aktivitetet e kandiatit për kryeministër Lumir Abdixhikut në kuadër të fushatës zgjedhore do të fillojnë nga ora 16:30, dhe do të mbarojnë në ora 21:30.

Agjenda e kandidatit të LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku:

-16:30, Takim me banorët e Irzniqit

Vendi: Shkolla fillore “Maxhun Çekaj”.

-18:00, Tubim elektoral në Gjakovë

Vendi: Salla e Sportit “Shani Nushi”.

-19:30, Takim me banorët e Korishës së Prizrenit

Vendi: Shkolla fillore “Dëshmorët e Kabashit”.

-21:30, Takim me banorët e Barilevës

Vendi: Shkolla fillore “Ali Kelmendi”, Barilevë.

Back to top button