LDK: Do të kemi 30 deputetë në Kuvendin e Kosovës

Sipas LDK-së, edhe pas numërimit të votave të diasporës ky rezultat nuk ka ndryshuar

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se nga rezultatet e fundit nga vëzhguesit në Qendrën e numërimit të votave konfirmojnë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi do t’i ketë 30 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës informon opinionin publik se rezultatet e fundit nga vëzhguesit tanë në qendrën e numërimit të votave konfirmojnë se Koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi do t’i ketë 30 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Edhe pas numërimit të votave të diasporës ky rezultat nuk ka ndryshuar”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Back to top button