LDK thotë se Gërvalla është zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele

Pas deklaratës dhe kritikave që ministrja e Punëve të Jashme të Kosovës, Donika Gervalla Schëarz ka përdorur në Dubrovnik kundër Bashkimit Evropian dhe emisarit sllovak, Miroslav Lajcak ka reaguar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

Në një postim në Facebook, Halimi ka shkruar se përderisa Kosova po përjeton ditët e zymta nën sanksionet e BE-së, kryediplomatja kosvare ngrihet dhe kërkon llogari nga BE-ja për sigurinë, sikur të ishte që vendet e BE-së i japin llogari personale vetë ministers.

”E zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele, mori përgjigje të merituar nga emisarët Lajcak e Escobar. I pari ia kujtoi kryediplomates kosovare se nuk ekziston një BE tjetër pos kësaj (nuk ka një BE sipas botës paralele të VV-së!) kurse i dyti ia përkujtoi asaj se vendet e NATO-s që kanë braktisur popullizimin dhe nacionalizmin janë plotësisht të lira dhe të sigurta. Escobar sikur i tha rrini ju në lloqin e rivaliteteve ballkanike!? E mjerë kjo gjendje diplomatike e Republikës së Kosovës dhe e rrezikshme”, ka shkruar Halimi./21Media

Back to top button