LDK thotë se qeveria po mundohet ta kapë shtetin

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka ngritur shqetësimin lidhur me vendimet legjislative të Qeverisë së Kosovës.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në konferencën për medie se me pretekstin për ç’ kapje, Qeveria po mundohet ta kapë shtetin përkatësisht institucionet e drejtësisë.
“Shqetësim është se si po provohet që rekomandimet e Komisionit të Venecias të shfrytëzohen për legjitimim të qëllimeve jo të mira të institucioneve të Kosovës. Marrim projektligjin për Këshillin Prokurorial. Qeveria e ka dërguar në Komisionin e Venecias, dhe akoma pa e përfunduar ky komision punën e vet, Qeveria e ka proceduar në Kuvend. Këta edhe pse i dërgojnë në Komisionin e Venecias, sërish nuk i presin komentet. Ne e shohim si tendencë për keqpërdorim”, ka thënë Selmanaj.
Sipas tij, ky dokument duhet të tërhiqet pasi përmbajtja e tij është klasike për kapjen e këtij institucioni.
Selmanaj ka thënë se vlerësimi për Këshillin Prokurorial të Kosovës ka qenë fragjil gjithmonë, por kjo nuk do të thotë se në emër të ç’ kapjes të kapet një institucion.
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se Qeveria pasi ka kapur shumicën e institucioneve, ua ka mësyrë edhe atyre të pavarura.
“Anashkalimi i Komisionit të Venecias me qëllim të vazhdimit të kapjes së institucioneve dhe shkelja e Kushtetutës për përfitim elektoral është ngufatje për demokracinë”, ka thënë ajo.

Back to top button