Legjislatura e shtatë me 14 komisione parlamentare

Osmani theksoi se opozita nuk ka hapësirë për të bojkotuar seancat

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas mbledhjes së kryesisë deklaroi se në këtë legjislaturë do të jenë vetëm 14-të komisione parlamentare.

Në një konferencë për media, Osmani sot foli edhe për bojkotimin e PDK-së në këtë mbledhje, derisa theksoi se ajo është e panevojshme, sipas saj vendi ku vendoset fotografia e presidentit është e parëndësishme.

Osmani theksoi tha se tash e tutje do të mundohen çdo të hënë do të ketë mbledhje të kryesisë dhe çdo të enjte seanca plenare, ndërkohë theksoi se opozita nuk ka hapësirë për të bojkotuar këto seanca.

Për mundësitë e miratimit të buxhetit për vitin 2020, Osmani u shpreh se mbetet të shihet, a do të zgjatet buxheti aktual edhe për muajin mars, apo të votohet ai për këtë vit. Osmani edhe sot theksoi se tarifa 100% ndaj Serbisë, duhet të zëvendësohet me reciprocitet të plotë.

Back to top button