Lekaj: Do ta shpëtojmë Telekomin

Lekaj thotë se do të gjendet zgjidhje për Telekomin

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është zotuar se do të gjendet një zgjidhje për shpëtimin e Telekomit.

Lekaj këto deklarata i ka bërë pas takimit me Komitetin Ndërministror për Ndërmarrje Publike.

“Në takimin e Komitetit Ndërministror për Ndërmarrje Publike, temë kryesore ishte nxjerrja nga kriza e asetit kryesor të shtetit, Telekomit.
Si komitet u zotuam që shumë shpejt, bashkë me bordin dhe menaxhmentin do të gjejmë zgjidhje pozitive që e shpëton këtë ndërmarrje por edhe rreth 2500 familje që varen nga të ardhurat e Telekomit.”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Në anën tjetër Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ditë më parë ka propozuar se privatizimi i Telekomit do të ishte zgjidhja më e mirë. /21Media

Back to top button